TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2026, 11:59

Dallgët deri në 7 ballë, anulohen udhëtimet drejt Italisë nga bregdeti i Vlorës

Shkruar nga Pamfleti

Dallgët deri në 7 ballë, anulohen udhëtimet drejt

Shqipëria është pushtuar ditën e sotme nga moti i keq, ku situata në shumë qytete dhe fshatra paraqitet shumë problematike.

Për shkak të situatës së krijuar dhe përkeqësimit të kushteve atmosferike, vijon pezullimi i lundrimit detar për të gjitha anijet e vogla dhe peshkarexhat.

Janë anuluar gjithashtu edhe lundrimet drejt Italisë, për shkak të erërave të forta dhe detit me dallgë deri në 7 ballë.

Ndërkohë, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar mjetet e vogla lundruese, përfshirë tonazhin e lehtë si dhe mjetet e peshkimit, që të qëndrojnë të ankoruara dhe te presin një njoftim të dytë, pasi, sipas parashikimeve, moti është përkeqësuar dhe ekziston rreziku i mbytjes se tyre.

Trageti parashikohet të niset në mbrëmje nga Brindisi drejt Vlorës, dhe kjo varet nga ndryshimi i erës dhe dallgëve.

Lini një Përgjigje