Moti i keq ka përfshirë disa qytete të vendit, duke krijuar përmbytje, vështirësi në qarkullim, ndërprerje të energjisë elektrike si dhe anulim të mesimit.
Autostrada Tiranë-Durrës është përmbytyr nga reshjet e shiut, duke krijuar trafik të dendur.
Qytarët janë bllokuar për orë të tëra në trafik, teksa pak më herët mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit paralajmëroi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm nëse do të lëvizin në këtë aks rrugor, i cili është mbuluar i gjithi nga uji.
Një furgon ka mbetur i bllokuar në anë të rrugës, në pamundësi të lëvizë dhe në pritje të karrotrecit, ndërkohë që edhe disa autoambulanca kanë mbetur në trafik.
Për shkak të rrezikut të lartë, ka një devijim të lëvizjes. Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë. Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë.
Lini një Përgjigje