TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2026, 11:35

Dita e ujit të bekuar, të rinjtë e Beratit sfidojnë te ftohtin dhe shiun; kryqi rrëmbehet nga 15-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Dita e ujit të bekuar, të rinjtë e Beratit sfidojnë te

Dita e ujit të bekuar është kremtuar edhe në qytetin e Beratit.

Pas meshës në Katedralen e "Shën Dhimitrit" të gjithë besimtarët me në krye Mitropolitin Imzot Asti janë drejtuar për nga" Ura e Goricës "duke përshkruar pedonalen e qytetit me këngën e pagëzimit.

Tetë djem të rinj kanë sfiduar shiun dhe të ftohtin duke u hedhur në lumin Osum.Kryqi u hodh nga Mitropoliti imzot Asti i ndjekur nga qindra qytetarë të cilët prisnin me kërshëri kush do ta merrte.

Ka qenë 15-vjeçari Fabio Naço (Niko Dhima emri i pagëzuar) i cili e kishte për herë të parë që hidhej në ujërat e lumit Osumit për të marë kryqin. Me pas besimtarët ortodoks u drejtuan drejt katedrales ku sipas ritualit mbushin enët me ujë pasi sipas tyre ky ujë arrin të mos prishet për një vit. Dita e ujit të bekuar është dita e pagëzimit të Krishtit në lumin Jordan.

Lini një Përgjigje