Në sallën e mbledhjeve të Pallatit të Kulturës në Vlorë, ku po diskutohet projekt-buxheti i vitit 2026, situata u tensionua nga mbërritja e drejtuesve të autobusëve të linjave interurbane.
Shoferët, të pakënaqur pas protestës së një dite më parë, kanë kërkuar të takojnë kryetaren e Këshillit Bashkiak, Elpiniqi Merkuri, për të diskutuar kërkesat e tyre dhe problematikat e sektorit të transportit publik.
Megjithatë, policia lokale nuk i lejoi të futen në sallë, duke krijuar tension dhe duke nxjerrë në pah mungesën e dialogut me qytetarët.
Për këtë situatë janë njoftuar edhe strukturat e Policisë së Shtetit, ndërsa shoferët kërkojnë përgjigje për rritjen e çmimeve, tarifat e linjave interurbane dhe kushtet e punës.
Ky incident reflekton një mungesë të qartë transparence dhe dëgjimi të qytetarëve nga qeverisja lokale, ndërsa shoferët dhe qytetarët kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe të marrin vendimet që prekin drejtpërdrejt jetesën dhe shërbimet e transportit publik në Vlorë.
Lini një Përgjigje