Edicioni Informativ 12:00 i Pamfletit sjell sot zhvillime të rëndësishme politike dhe institucionale. SPAK thërret Olta Xhaçkën për hetimet mbi Portin e Limionit, ndërsa kryeministri Edi Rama mbledh drejtuesit socialistë dhe kërkon unitet përballë hetimeve që po godasin kupolën e mazhorancës. Në Kuvend, Sekretariati i Etikës nis mbledhjen mes tensioneve, me deputetët e PD që paraqiten me pankarta, ndërkohë që PS tërhiqet pjesërisht nga kërkesat për ndëshkime masive.
Në kronikë dhe aktualitet, Apeli ashpërson masat për ish-zyrtarët e përfshirë në legalizimet në Rana e Hedhun, fermerët grekë heqin përkohësisht bllokadat duke sjellë fluks të lartë në Kakavijë, ndërsa nga bota vjen paralajmërimi i Zelenskyt për sulme ruse gjatë Krishtlindjeve. Në fund, ndalemi edhe te një zhvillim shkencor nga SHBA që hap diskutim për trajtime të reja kundër tumoreve të trurit.
Lini një Përgjigje