
Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa ka folur lidhur me sulmin ndaj biznesit “CFO Pharma”. Ai tha se goditja me breshëri kallashnikovi dhe fakti që kanë goditur fasadën është një mesazh që kanë dashur të japin autorët.
Sipas tij, mesazhi mund të ketë konkurrenca, por edhe gjëra të tjera që mund të kenë pasur mes autorit dhe pronarit të biznesit.
Softa shprehet se numri i shumtë i gëzhojave të gjetura tregon se në mjet mund të kenë qenë më shumë se dy persona. Po ashtu, theksoi se kqyrja e kamerave dhe mbledhja e të gjitha informacioneve, mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Zona e autostradës ka pasur edhe vjedhje, grabitje në të njëjtën rrugë kalimi. Sot kemi një mjet që ende nuk është konfirmuar i djegur, se janë prova që duan t’i zhdukin. Por vazhdon të mbetet një problem shqetësues që këto atentate janë të pranishme. Fakti që ka pasur një vonesë në njoftim është shqetësues, sepse ka roje private. Dhe duhej njoftuar struktura policore dhe kjo është një objekt për t’u hetuar. Dhe besoj do jenë pamjet filmike që mund të ndihmojnë. Ka gëzhoja që janë në të dy akset e rrugës, pra ndoshta qitësi mund të ketë dalë nga automjeti, ose mund të kenë qenë dy autorë ose mund të ketë s’postim të gëzhojave, kjo mbetet për t’u hetuar”, tha eksperti i Sigurisë për “Abc News”.
Lini një Përgjigje