TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Mars 2025, 09:28

Rikthehen reshjet e borës edhe në Kukës, termometri zbret në -4 gradë Celsius

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen reshjet e borës edhe në Kukës, termometri zbret në

Kukësi është përfshirë nga një stuhi e madhe e shoqëruar me erë dhe reshje dëbore.

Ulja e menjëhershme e temperaturave me 15 gradë Celsius ka sjellë një çorientim të kushteve meteorologjike në këtë rajon. Stuhia, krahas erës dhe borës së dendur është shoqëruar edhe me rrezet e diellit.

Ndërkohë në qytet termometri ka zbritur në 0 gradë, ndërsa në lartësi mbi 700 m termometri ka zbritur -4 gradë ku trashësia e borës në zonat e Shishtavecit dhe Luginës së Valbonës varion 10-15 cm.

Në këtë periudhë fruti-kultura është në lulëzim si dardhët, qershitë, pjeshkët, kajsitë etj., por sipas specialistëve këto temperatura nuk shkaktojnë dëme.

Lëvizja e mjeteve në rrugë ka qenë e lirë, përjashtuar zonat e larta ku drejtuesit e mjeteve duhet të kenë pajisjet dimërore.

Lini një Përgjigje