TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Mars 2025, 22:43

Mitsotakis telefonon kreun e ri të Kishës Ortodokse: Të vazhdojmë të punojmë bashkë

Shkruar nga Pamfleti

Mitsotakis telefonon kreun e ri të Kishës Ortodokse: Të

Greqia vijon të jetë sy e veshë te Kisha Ortodokse. Për herë të parë në krye të saj do të jetë një peshkop shqiptar.

Kryeministri grek Mitsotakis ka uruar Kryepeshkopin e ri Joan Pelushi, me anën e një telefonate.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, me anën e një postimi në Platformën X, ku Kyriakos Mitsotakis deklaron:

“Kam kontaktuar Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Ioannis dhe e përgëzova për zgjedhjen.

Besimi ynë i përbashkët është se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas”, shkruan Mitsotakis.

Lini një Përgjigje