TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Mars 2025, 21:34

“Lista e PS me të rinj, pa logjikë politike”, Sulo: Rama do të krijojë idenë si i pakorruptuar pas 12 vitesh në pushtet

Shkruar nga Pamfleti

“Lista e PS me të rinj, pa logjikë politike”, Sulo: Rama

Analisti Arion Sulo analizoi listat e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Sulo e cilësoi listën e PS-së si një listë me të rinj, por pa një logjikë të qartë politike.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘News 24’, ai theksoi se Kryeministri Edi Rama ka bërë një pastrim të qëllimshëm të Partisë Socialiste, duke futur emra të rinj në listë për t’u dukur më i freskët dhe i pakorruptuar, pavarësisht faktit se ai ka qenë në pushtet për 12 vjet.

Edi Rama e ka spastruar qëllimisht PS-në. Lista e PS është me të rinj, por pa logjikë politike. Lista e PD është shpërblyese, por ka një logjikë, ka politikanë. Rama do të duket i ri dhe i pakorruptuar pas 12 vitesh. Pra, Rama do sa më shumë të rinj e njerëz të panjohur. Është propagandë dhe efikase. Edi Rama dje ka bërë 9 orë Podcast me këta të rinj”, tha Sulo.

Lini një Përgjigje