TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Mars 2025, 19:40

“Hetimet janë thelluar”, paralajmëron gazetari: Zyrtarëve të lartë të oborrit të Kryeministrisë u janë sekuestruar telefonat

Shkruar nga Pamfleti

“Hetimet janë thelluar”, paralajmëron gazetari:

Gazetari Basir Çollaku është shprehur lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj zyrtarëve të lartë të drejtësisë dhe politikës në vend. I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV, ai ka theksuar se pas çdo vendimi dhe veprimi qëndron kryeministri Edi Rama, pavarësisht se kush mban pozitat zyrtare.

Çollaku ka përmendur se në struktura si BKH, KLGJ, KLP dhe SPAK janë punësuar familjarë të zyrtarëve të lartë, duke e vënë në dyshim besueshmërinë dhe cilësinë e hetimeve.

Çollaku: Klotilda Bushka në këtë rast është Edi Rama, porositë e marra prej tyre janë të kryeministrit, pavarësisht se kush është në postin përkatës.

Përveç kësaj, besoj se duhet të jenë në hetim dhe në prag të marrjes të pandehur ose mund të jenë marrë, qoftë Bushka, qoftë Llagami, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, së paku si akuzë, sepse hetimet për ndikimin në drejtësi, si këtu kemi dhënë shpeshherë, për nepotizmin në lidhje me BKH-në, për të gjithë familjarët që janë nga KLGJ-ja, KLP-ja, SPAK-u, të gjitha institucionet e drejtësisë, kanë çuar familjarët e tyre në Byronë Kombëtare të Hetimit. Një përqindje e lartë, e konsiderueshme, tregon se besueshmëria e hetimeve dhe cilësia e tyre ndikohet ndjeshëm.

Përveç kësaj, ka edhe zyrtarë të tjerë, deputetë, apo në oborrin e kryeministrit, zyrtarë shumë të rëndësishëm, të cilëve u janë sekuestruar pajisjet elektronike, në këtë rast kompjuterët, për të hetuar ndikimin e paligjshëm në këto institucione dhe përpjekjet e tyre për të zhbërë këto institucione, për t’i kapur në mënyrën më të duhur të mundshme. Jo se nuk kanë ndikim—ndikim kanë pasur me shumicë dhe kanë akoma.

Hetimi është i thelluar, nga njerëz me emra të cilët mund të kërkohen dhe imunitete gradualisht, ose veprime të tjera, sepse më duket se shpërndarja e parlamentit ka sjellë pasoja të zbutura juridike për veprime, por janë edhe njerëz të rëndësishëm të marrë me reformën, që kanë qenë eminencat e kryeministrit, që kanë draftuar këtë reformë, kanë ndikuar në këtë reformë.

Se duhet hetuar në kompleks.

Lini një Përgjigje