TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Mars 2025, 15:12

Dënohet me 6 muaj burg ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj

Shkruar nga Pamfleti

Dënohet me 6 muaj burg ish-anëtari i Gjykatës së Lartë,

Guxim Zenelaj, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë u dënua me 6 muaj burg nga GJKKO, dënim është iu konvertua në 1 vit shërbim prove.

Vendimi i GJKKO-së është sa ½ e dënimit të kërkuar nga SPAK.

Në aplikim të nenit 59, SPAK kërkonte që ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë të dënohej me 1 vit heqje lirie, por ai të mos dërgohej në qeli, por të vendosej në shërbim prove për një periudhë 24 mujore. 

SPAK kërkon që Zenelaj të shpallet fajtor për akuzën e “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë dhe personave të zgjrdhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Disa muaj më parë me vendim të Apelit të GJKKO u vendos sekuestrimi i 7 pasurive që zotëroheshin në emër të Zenelajt. Në listën e pasurive të konfiskuara janë 6 apartamente dhe garazhe si dhe një sipërfaqe 1 mije metra katror në Porto Palermo.

Lini një Përgjigje