Ai duhet të deklarojë, kur i ka nisur e përfunduar studimet në Modena e Torino të Italisë; dhe a ka patur atje lidhje me eksponentë të botës së krimit dhe a është përfshirë në punë të pista...
Për të katapultuar Ermal Onuzin Drejtor të Gardës së Republikës, kryeministri Edi Rama, ndryshoi ligjin për Gardën, 3 muaj para se të nisnin aplikimet në këtë detyrë, ngaqë ai nuk plotësonte 4 kritere kryesore:
Nuk ishte punonjës i Gardës; nuk kishte gradë “Drejtues i parë” ose “Drejtues i lartë”, kishte masa largimi nga puna në 3 vitet e fundit, dhe në momentin e kandidimit nuk ishte pjesë e shërbimeve shtetërore të sigurisë.
Përveçse Ermal Onuzi u emërua edhe pa certifikatë sigurie, sepse i është hequr përgjithmonë e vazhdon detyrën prej 7 muajsh; “Pamfleti” ka zbuluar një tjetër skandal të rëndë, që përbën objekt hetimi nga SPAK dhe nuk duhet anashkaluar, sepse ka të bëjë me përdorim dokumentesh false nga një titullar i lartë i sigurisë.
Në dosjen e emërimit të Ermal Onuzit, është depozituar vendim vettingu fals, sikur Komisioni i Brendshëm i Rivlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, gjoja e ka kaluar në filtrin e hetimit personal për profesionalizmin, integritetin e pasurinë.
Sipas Ligjit Nr. 12, datë 5 mars 2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe të AMP”, drejtuesi i Gardës duhej të kalonte në vetting para emërimit në detyrë.
Por ai u emërua pa iu bërë vettingu, ndërsa në dosjen e tij personale si drejtor i Gardës, është futur një vendim flas, sikur ka kalur në proces vettingu dhe është vlerësuar “Shumë mirë” në aftësitë profesionale; sikur ka figurë të pastër personale e të familjarëve pa lidhje me krimin; sikur nuk ka kontakte me persona të papërshatshëm dhe sikur ka pasuri me burime të ligjshme.
Në fakt, Ermal Onuzi ka disa dosje, me prova për lidhje me aktivitete e personazhe të botës së krimit, gjatë shërbimit si Komandant Toge në te Brigada e Reagimit të Shpejtë; gjatë detyrës shef sektori në Shërbimin Informativ Ushtarak; zyrtar i SHISH në vitet 2009-2022; Zv/drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës e Sigurisë të Ushtrisë dhe si shef sigurie në kompaninë private të sigurisë “S2 Secure Albania” me Portin e Durësit e Rinas.
Në momentin e nisjes së detyrës si drejtor Garde, Ermal Onuzi duhej të bënte deklarimin e pasurisë në ILDKPI, por edhe sot pas afro 7 muajsh nuk e ka deklaruar, sepse ka shumë pasuri të paligjshme e biznese të fshehura në emër të familjarëve, transaksione financiare, pastrim parash dhe investime ilegale në ndërtime.
Po kështu, nuk ka depozituar formularin e dekriminalizimit dhe as Drejtoria e Policisë e AMP nuk i ka kërkuar, megjithëse duhej ta depozitonte kur bëri aplikimin, sipas Ligjit Nr. 138, datë 17 dhjetor 2015 “Për integritetin e personave që zgjidhen, emërohen e ushtrojnë funksione Publike”.
Në formularin e dekriminalizimit, Ermal Sali Onuzi, duhet të deklarojë nëse ka patur probleme me ligjin, nëse ka jetuar me shumë se 1 muaj jashtë Shqipërisë e për çfarë arsyse, nëse është pëzënë nga ndonjë shtet tjetër dhe nëse është ndaluar nga policia e hetuar nga drejtësia.
Ai duhet të deklarojë, kur i ka nisur e përfunduar studimet në Modena e Torino të Italisë; dhe a ka patur atje lidhje me eksponentë të botës së krimit dhe a është përfshirë në punë të pista.
Siç flitet e ka prova, se ka lidhje me eksponentë krimi nga Kukësi, Dibra e Gjakova dhe me çunat e Londrës, për të cilat do flasim në vijim./Pamfleti
Lini një Përgjigje