TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Mars 2025, 15:08

Zgjidhen anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli votohet kryetar!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjidhen anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së,

Kuvendi ka zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Me 74 vota pro, Fatjon Hoxhalli u zgjodh kryetar, duke mundur në përballje kandidatin Helidon Haliti.

Gjithashtu Kuvendi miratoi edhe 10 kandidaturat e tjera për anëtarë të Këshillit Drejtues, që do të zëvënëdojnë bordin e vjetër që u shkarkua pak javë më parë.

Osman Mula mori më shumë vota pro nga të gjithë anëtarët e propozuar, me 84 të tilla dhe vetëm 3 kundër e një abstenim.

Rajmonda Bulku dhe Robert Budina më shumë vota kundër, me respektivisht 7 dhe 11, Budina njëkohësisht mori edhe më shumë abstenime me 9 të tilla.

Më pak u votua po Robert Budina me 66 vota si dhe Alket Braho me 55 vota pro, edhe pse në fund u miratuan si anëtarë të Këshillit.

Anëtarët e Këshillit Drejtues dhe votat e marra në Kuvend: 

-Zamira Kita 77 vota pro, 8 abstenim, 1 kundër

-Lorenc Vangjeli 72 vota pro 6 abstenim, 5 kundër

-Bujar Kapexhiu 75 pro, 4 abstenim, 5 kundër

-Osman Mula 84 vota pro, 1 abstenim, 3 kundër

-Petrit Beci 76 vota pro, 5 abstenim, 3 kundër

-Rajmonda Bulku 78 vota pro, 3 abstenim, 7 kundër

-Robert Budina 66 vota pro, 9 abstenim, 11 kundër

-Fatjon Hoxhalli mori 74 vota pro, 6 abstenim, 7 kundër

-Helidon Haliti mori 10 vota pro, 16 abstenim, 57 kundër

-Alket Braho, 55 pro, 26 abstenime dhe 6 vota kundër

-Enio Civici 77 vota pro, 7 abstenim, 2 kundër

-Pano Xhixho 82 vota pro, 5 abstenim, 0 kundër.

Lini një Përgjigje