
Në vitin 2010, 1.5 për qind e shtetasve të huaj të burgosur në Angli dhe Uells ishin shqiptarë. Shqiptarët përbënin 10.6 për qind deri në fund të 2024 – më shumë se çdo kombësi tjetër.
Rreth 1 në 36 burra shqiptarë që jetojnë në Angli dhe Uells janë në burg.
Pothuajse 1100 shqiptarë, përfshirë vrasës, krerët e mafies së frikshme ballkanike që kontrollon tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar dhe përdhunues, ishin pas hekurave në fund të vitit 2024. Vetëm tre ishin gra.
Sipas statistikave më të përditësuara të disponueshme të qeverisë, në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë 39091 burra të lindur në Shqipëri.
Shqipëria kryeson renditjen mbi kriminalitetin, sipas kombësisë, duke i paraprirë vendeve nga Guinea, Algjeria, Vietnami, Sudani, Palestina dhe Eritrea, shkruan Daily Mail.
Renditja u realizua bazuar në numrin e të burgosurve nga 65 vende të ndryshme, krahasuar me popullsinë e tyre migrante.
MailOnline zbuloi se përqindja e të burgosurve të huaj me origjinë nga Shqipëria është rritur 7-fish gjatë 15 viteve të fundit.

Sipas mediave britanike, bandat e pamëshirshme shqiptare arritën të dominojnë tregtinë britanike të drogës, duke negociuar drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane dhe duke nënvlerësuar rivalët kriminalë për të vërshuar rrugët tona me kokainë të lirë.
Në vitin 2010, 1.5 për qind e shtetasve të huaj të burgosur në Angli dhe Uells ishin shqiptarë. Shqiptarët përbënin 10.6 për qind deri në fund të 2024 – më shumë se çdo kombësi tjetër.
Rritja e numrit të shqiptarëve është pjesërisht për shkak të një numri të madh që kalojnë kanalin, me një total prej 12,685 që mbërritën në Britani me varka të vogla në vitin 2022.
Megjithatë, norma ka rënë që kur u nënshkrua një marrëveshje për transferimin e të burgosurve me qeverinë e Shqipërisë në 2022.
Përveç kontrollit të tregtisë së drogës, gangsterët shqiptarë që terrorizojnë Britaninë e Madhe janë dënuar edhe për vrasje, krime seksuale, pastrim parash dhe kontrabandë me njerëz.
Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka paralajmëruar prej vitesh për 'kërcënimin e rëndësishëm' që paraqesin bandat shqiptare, famëkeqe për profesionalizmin dhe disiplinën e tyre, si dhe për taktikat e egra për të mbajtur konkurrencën në gji.
Tre anëtarë të një bande shqiptare u burgosën për rrahjen për vdekje të një burri që kishte tentuar të vidhte kanabis nga një fabrikë droge me qendër në një shtëpi në Cardiff.
Tomasz Ëaga, 23 vjeç, nga Dagenham, në lindje të Londrës, i cili sapo ishte bërë baba, u vra në vitin 2021, ndërsa trupi iu hodh si një ‘qese plehrash'.
Ndërkohë, një gangster i egër shqiptar me nofkën Tony Montana, sipas personazhit të Al Pacinos në filmin “Scarface”, do të fillojë dënimin e tij me burg në Mbretërinë e Bashkuar vitin e ardhshëm për vrasjen e një burri në Londër në 1999.
Vrasësi serial Mane Driza, tani 47 vjeç, fillimisht duhet të përfundojë një dënim në Itali për komplot për vrasjen e dy burrave dhe tentativë për vrasjen e një të treti në qershor 2002, në Siçili, ku kishte ikur pasi kishte vrarë një shqiptar në veri të Londrës.
Ai kishte vrarë më parë dy burra në atdheun e tij.
Shqiptarët janë kapur gjithashtu duke kontrabanduar njerëz në Britani me varka të vogla, duke paguar deri në 5000 paund për një biletë vajtje-ardhje përmes Kanalit, pasi i joshin ata me punë në 'fermat' ilegale të kanabisit. Disa madje kanë reklamuar paturpësisht në rrjetet sociale.
Edhe pse zbulon shkallën e krimeve të rënda të kryera nga shtetas jo-MB, informacionet për veprat penale të kryera nga migrantët për të cilat ata nuk janë të burgosur nuk publikohen.
MailOnline përpiloi tabelën duke marrë të dhënat e MD-së, të cilat treguan se kishte 10,355 shtetas të huaj në burgje në Angli dhe Uells deri më 31 dhjetor 2024. /Përshtati Pamfleti/
Lini një Përgjigje