TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Mars 2025, 20:48

Çfarë sjell konfigurimi i përmbysur i “Omega Obstructor”, si ndryshon moti brenda 4 ditësh

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë sjell konfigurimi i përmbysur i “Omega

Një rënie e ndjeshme temperaturash pritet në 48 orët e ardhshme. Sipas meteoweb.eu, ngjarjet ekstreme të motit këtë javë në Evropë, vijnë për shkak të konfigurimit të përmbysur të "Omega Obstructor" që do të prekë kontinentin tonë, duke shkaktuar mot të keq si në lindje ashtu edhe në perëndim.

Vala e ngricave dhe borës do të godasë fort Turqinë, ku do të kemi reshje të jashtëzakonshme bore mes të mërkurës dhe të enjtes. Rënie temperaturash dhe bore priten gjithashtu në të gjithë Ballkanin në përgjithësi (veçanërisht në Rumani dhe Bullgari) dhe më pas në Siri, Liban, Izrael, Jordani dhe Lindjen e Mesme.

Sipas meteorologëve italianë, në të njëjtën kohë, një tjetër ciklon i madh do të mbërrijë nga Oqeani Atlantik dhe do të pozicionohet mbi Galicia, duke shkaktuar një përmbysje të qarkullimit të motit nga e enjtja e datës 20 mars, ku do të nisë edhe rritja e temperaturave.

Lini një Përgjigje