TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Mars 2025, 09:07

Korça zbardhet nga bora, ulen temperaturat në juglindje të vendit 

Shkruar nga Pamfleti

Korça zbardhet nga bora, ulen temperaturat në juglindje të

Juglindja e vendit është zgjuar në pushtetin e reshjeve të dëborës. Në qoftë se para disa ditësh temperaturat në Korçë shënuan 23 gradë celsius ditën e sotme moti ka bërë "kthesën" duke i ulur temperatura në - 7 gradë.

Ndërkohë nuk raportohet për problematika. Reshje dëbore ka në 6 qytetet e juglindjes ndërsa në lartësitë mbi 1000 dëbora ka shkuar deri në 10 cm.

Sektorët e shërbimeve publike me bashkitë përkatëse shprehen se nuk ka patur probleme me bllokimin e akseve rrugore rurale ndërsa nga OSSHE po punohet në disa fshatra të thellë në Moker dhe Moglice për rikthimin e energjisë elektrike.

Edhe në Pogradec sasia më e madhe e dëborës është në zonën e Mokrës kryesisht asaj të sipërme, sipas të dhënave nga këto zona për momentin nuk shënohen probleme me energjinë apo lëvizjen e mjeteve në rrugë. 

Korça zbardhet nga bora, ulen temperaturat në juglindje të

Lini një Përgjigje