TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Mars 2025, 09:55

Reshjet e dëborës, ja akset problematike; apeli i ARRSH për drejtuesit e mjeteve

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet e dëborës, ja akset problematike; apeli i ARRSH për

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Veri dhe Juglindje të vendit, por sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, nuk ka shkaktuar probleme me qarkullimin.

Reshje dëbore ka pasur në Qafë-Thanë, Boboshticë-Dardhë, në Voskopojë, Korçë-Ersekë, në Valbonë, Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Kukës-Ura Zapodit

Sipas ARRSH, mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës.

“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, apelon ARRSH.

rikthehen reshjet e debores

Lini një Përgjigje