TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Mars 2025, 13:18

U paraqit në SPAK, Murrizi: Do e merrni vesh shumë shpejt, hyra me duar në xhepa

Shkruar nga Pamfleti

U paraqit në SPAK, Murrizi: Do e merrni vesh shumë shpejt, hyra me

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, u paraqit mesditën e sotme në SPAK ku ka qëndruar për disa minuta. Pas daljes nga SPAK, Murrizi në një prononcim për mediat tha se do të merret vesh shpejt pse u paraqit. “SPAK ka kryer punë me Myslimi, bashkë me prokuroritë e Shqipërisë”, tha Murrizi, duke iu përgjigjur pyetjes nga mediat nëse është thirrur si person që ka dijeni për rrethanat e një çështjeje apo me status tjetër.

Për çfarë u thirrët?

Murrizi: Do ta merrni vesh më vonë. E dini ju çfarë denoncimesh

Ishit si kallëzues, apo në kuadër të një hetimi?

Murrizi: SPAK ka kryer punë me Myslimi, bashkë me prokuroritë e Shqipërisë. Më kanë hetuar 10 muaj rresh nga një grusht fëlliqësirash të policisë së shtetit. Por kur nuk ka të bëjë me këtë.

Nga kush prokuror u pritet?

Murrizi: Nuk i njoh këta të të ndërmarrjes së SPAK. Oficeri më shoqëroi te një prokuror që nuk e di… nuk ia mora kartën e ID se nuk as vetë nuk e kisha.

Kishit ndonjë material shtesë, apo dhatë deklarime?

Murrizi: Unë hyra me duar në xhepa. Materialet shtesë janë këta që hyjnë me dosje. Unë për fatin e keq mbaj mend shumë , nuk kam nevojë për letra.

Ka të bëjë me qëndrimet tuaja publike, funksionet?

Murrizi: Jo jo! Qëndrimet do të bëjë prapë unë, nuk ka kush më ndalon

Po për çfarë u thirrët?

Murrizi: Si një nga 3.8 mln votuesit dhe një nga 5 milionë shqiptarë

Jo të gjithë mund të shkojnë në SPAK.

Murrizi: Edhe çudi të shkojnë të gjithë nuk është. E mbani mend Krajën kur thirri Bektashin me 250 katundarë, ka korrë apo s’ka korrë fshatin me autokombajnë. Një fshat e mbaroi Kraja. Kështu që, avash avash besoj do të vijnë edhe fshatrat e tjerë.

Për çfarë fshati ishit ju sot?

Murrizi: Pyesni Krajën, kur të dalë.

Lini një Përgjigje