Duke përdorur një metodë jashtëzakonisht të avancuar dhe ''sekrete'', të njëjtën që ka përdorur vetë Gjergj Luca për të “lokalizuar” Pamfletin, kemi arritur të gjejmë vendndodhjen e ‘’legjendës së oqeanit’’

*Satirë
Të dashur miq, sot i gjithë stafi i Pamfletit është gati të nisë një udhëtim të befasishëm drejt Gjermanisë. Arsyeja? Një zbulim epokal që pritet të tronditë themelet e politikës ndërkombëtare!
Duke përdorur një metodë jashtëzakonisht të avancuar dhe ''sekrete'', të njëjtën që ka përdorur vetë Gjergj Luca për të “lokalizuar” Pamfletin, kemi arritur të gjejmë vendndodhjen e ‘’legjendës së oqeanit’’. Sipas domain-it të kompanisë së tij, Luca nuk ndodhet as në Shqipëri, as në ndonjë ishull të largët tropikal, por… në zemër të Gjermanisë!

Ky është një zbulim i rëndësishëm dhe Pamfleti i bën thirrje Bundestagut të vihet në lëvizje menjëherë! Kërkojmë nisjen e procedurave të ekstradimit urgjent drejt Shqipërisë!
Ne nuk do të ndalemi derisa ta lokalizojmë Lucën fizikisht. Me vete kemi valixhet, pasaportat, dhe natyrisht, një hartë të Gjermanisë të shkarkuar nga Google Maps, sepse, siç na mësoi Gjergj Luca, dora vetë, domain-i nuk gënjen kurrë!
Ndërkohë, i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien në panik. Trafikanti i peshkut është zbuluar, dhe shumë shpejt mund të vijë momenti kur ai do të duhet të japë llogari… nëse, sigurisht, Bundestagu do të na marrë seriozisht… /Pamfleti
https://www.facebook.com/FISH.CITY.ROZAFA/videos/1305126357265790/
Lini një Përgjigje