
Zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit kaluan me një indiferencë thuajse totale nga qytetarët, duke shënuar një rekord historik të pjesëmarrjes së ulët.
Në një intervistë për emsionin “TëPashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, Aleksandër Çipa deklaroi se kjo është një ‘shuplakë’ për kastën e vjetër politike në vend. Sipas tij, pjesmarrja e ulët në qytetin e Vlorës ishte një goditje ndaj kryeminstrit Rama dhe PS-së.
Pjesë nga intervista:
-Kujt i faturohet pjesëmarrja aq e ulët, sidomos në Vlorë për shembull. Kryeministri ja faturoi shiut.
Çipa: Refuzimit qytetar. Nuk ka asnjë dilemë.
-Po për kë ishte po themi shuplaka në thonjëza më e madhe, për Ramën në këtë rast apo për Berishën se me këta të dy e identifikojmë ne.
Çipa: Në kushtet kur ne mendojmë Vlorën si një bastion të së majtës, duket që kësaj shuplake refuzuese nuk i ka shpëtuar dhe shumica e kryeministrit Rama. Por mendoj që më shumë se aq sepse opozita nuk zgjodhi një përfaqësues të dalë prej, le të themi unanimitetit të spektrit opozitar, aq më tepër të forcës kryesore të opozitës. Dhe në kushtet kur opozita preferoi të sillte një të pavarur të djathtë dhe nga ana tjetër të mundësonte edhe përfshirjen e një të dyti si, le të themi kandidat tjetër i pavarur, por jo nga shumica opozita, kjo e zhvleftësonte konkurrencën dhe e delegjitimoi të drejtën e qytetarëve për t'u përfshirë.
-Po këta kryebashkiakë të rinj që fituan me këtë pjesëmarrje, a janë legjitimë këta? Domethënë a cilësohet fitore teksa në Vlorën për shembull do ta qeverisë një kryebashkiake që u zgjodh vetëm nga 15.000 qytetarë të saj.
Çipa: Po nuk ka, ligji nuk ka një, le të themi limit për pjesëmarrje.
-De jure e di, po po e flas pak më gjerë.
Çipa: Moralist, moralisht padyshim që është një sfidë, por ëh nuk vlen shtylla e moralit. ëhë. Procesi juridikisht është i pranueshëm, administrativisht gjithashtu në të njëjtën kohë është si dhe e dyta duhet ta pranojmë që ky është një qeverisje e pjesshme për një vit e gjysëm. Se mbas një viti e gjysëm, mbyllet ky mandat dhe fillojnë zgjedhjet e plota vendore.
-Po mirë, kandidatët e pavarur, jo partiak, pse nuk u përqafuan nga nga qytetarët, sepse këta të fundit sikurse thonë janë lodhur nga partiakët. Domethënë pse u refuzuan kaq shumë?
Çipa: Sepse statusi i tyre, pavarësisht nga stilemat të pavarur, statusi i tyre nuk është qoftë edhe politikisht por edhe ëh, në pikëpamjen e konkurrencës nuk është i pavarur, sepse ata u miratuan nga një palë zyrtarisht dhe u përfaqësuan nën logon e kësaj pale, pavarësisht se nuk i përkisnin në pikëpamjen formale, anëtarësisë së këtyre familjeve politike të opozitës.
Lini një Përgjigje