
Gazetari Andi Tela ka folur lidhur me atentatin në Rinas ndaj Gilmando Danit. Ngjarja e rëndë tronditi kryeqytetin, e cila për nga mënyra e organizimit i ngjan më shumë një skenari filmi sesa një akti kriminal të zakonshëm.
Ekzekutimi mafioz në një nga zonat që konsiderohet ndër më të sigurtat në Shqipëri, ngre pikëpyetje serioze jo vetëm për autorët, por sidomos për ata që e porositën dhe e orkestruan atë.
Tela u shpreh se ngjarja nuk është një rast i izoluar, por një pasqyrim i një realiteti të hidhur që ka mbërthyer strukturat e sigurisë dhe drejtësisë në vend. Sipas tij, ky akt nuk është vetëm vrasje, por një mesazh i fortë për ata që janë në pushtet dhe për ata që mendohen se janë mbi ligjin.
Ai theksoi se ky skenar i organizuar dhe i përgatitur ka elemente që sugjerojnë se nuk bëhet fjalë thjesht për një akt kriminal të zakonshëm, por për një operacion të mirëplanifikuar që ka mundur të realizohet pa u vënë re nga strukturat e sigurisë.
“Ky është një mesazh i drejtpërdrejtë për të gjithë, për ata që mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan pa ndëshkimi.
Këta që na qeverisin mund të dalin prapë me variantin që këto gjëra i shikoni më tepër për filma. Por nëpër filma i vendos regjisori. Pa u zgjatur, si t’i dojë qejfi atij. Pra, i vendos njerëzit, e merr makinën dhe e çon ku t’i dojë qejfi. Në këtë rast ne ndodhemi, atë që po themi të gjithë në zonën praktikisht më të sigurt në Shqipëri. Pra, ti nuk e mendon kurrë që në Sheshin “Skënderbej” dikush mund të vritet dhe të mos kapet nga policia. Edhe këtu, që ti të bësh një vrasje të tillë, duhet të jesh regjisori i kësaj vrasjeje.
Pra, ti ke vendosur që atë ditë mos të ketë makinë policie atje dhe as polic. Që atë ditë kjo makinë, mbasi bën vrasjen që i zgjat një minutë gjithë ekzekutimi të marrë makinën dhe të shkojë 14 km larg, në një rrugë që historikisht ka pasur trafik. Të kalosh urën, të kalosh postblloqe të ndryshme policie, apo çdo pengesë të mundshme, dhe të shkosh të djegësh makinën e të vazhdosh jetën normalisht. Pra, një regjisor, i cili është shumë më i fuqishëm sesa shoferi i makinës, ka vendosur që mos të ketë polic dhe askush mos t’i bëjë barrikadë autorëve të vrasjes.
Këtu duhet kuptuar se cili është pozicioni i atij që ka porositur vrasjen. Sa i fuqishëm është ai apo ata që e kanë porositur këtë vrasje, sepse ata të tretë që ekzekutojnë ata janë një grup komando që kanë marrë përsipër ta bëjnë atë punë dhe e bëjnë ashtu siç e dinë ata. Po, porosia, dhe unë mendoj që edhe kërkesa ka qenë e atillë, të ndodhë aty. Sepse ata mund ta kryenin këtë vrasje nga këtu deri te shtëpia ku do shkonte Dani; mund të gjendeshin njëqind vende të tjera për ta kryer.
Por ata e donin pikërisht atje, për të treguar forcë. Dhe nëse sot, në përfundim të kësaj ngjarjeje, merr në akuzë dy punonjës policie që kanë përgatitur letrat e shoferit të plagosur, më kujton pak a shumë të njëjtën skenë të ndodhur në Bllok me vrasjen e bankierit Santo. Penalizuan policin rrugor, i cili duhej të ndalonte dy autorët e vrasjes, që nga ai moment ata kaluan te kryqëzimi i presidencës ku ishte një polic tjetër, dhe arritën të shkonin në të njëjtin vend dhe të zhdukeshin, pa i parë më njeri. Pra, ka një organizim i tillë që të bën të dyshosh të gjithë, prandaj çuditemi ne dhe themi, si ka mundësi që të ndodhin këto gjëra? Por që të ndodhin këto gjëra, sigurisht që duhet të kesh një mbështetje shumë të madhe mbështetje në polici, por edhe më tepër sesa nga policia.
Tani policia, okej, nuk bëri dot gjë atje. Ka për detyrë të zbulojë vrasjen. Ky është basti i policisë tashmë, sa është në gjendje të zbulojë autorët dhe të zbulojë porositësit. Dhe, me çfarë kam parë në këtë vend, duket e vështirë. Aq më tepër çdo orë që kalon e bën shumë më të vështirë. Policia, po të dojë në këtë vend, është fabula e famshme”, u shpreh gazetari për "Syri Tv".
Lini një Përgjigje