
Sulme nga më të ndryshmet në rrjetet sociale ndaj Ben Blushit për romanin “Jam Mysliman”
Libri më i ri i Ben Blushit, “Jam Mysliman”, nuk është pritur mirë nga një grup “islamikësh”.
Ndonëse libri vetëm sot ka dalë në treg dhe jo të gjithë e kanë lexuar për të kuptuar realisht se çfarë ka shkruar autori, një numër i madh personash në rrjetet sociale janë hedhur në sulm, duke sulmuar Blushin dhe duke bërë madje thirrje për ta djegur romanin e tij.
Vetë Blushi, të hënën, bëri një sqarim të gjatë mbi atë që sjell libri. Ai, përkundrazi, nuk e shan myslimanizmin, në fakt ai kritikon ata “radikalët”.
Për ata që nuk e kanë lexuar, me shumë pak fjalë, romani përshkruan një shkrimtar ateist që banon në Rrugën e Kavajës, i cili bashkëjeton me një grua të dytë. Në lagje vendosen ligjet e sheriatit, ku fillojnë edhe ndëshkimet për të pamoralshmit. Shkrimtari dhe e shoqja shkojnë në Arabi dhe Mekë. Në Arabi ai pa se myslimanët nuk janë ekstremistë. Kur kthehet, i kërkohet llogari pse shkoi në Mekë pa lejen e tyre dhe në fund ai zgjedh të jetë mysliman dhe jo ekstremist.
Por edhe pse mesazhi është i qartë, dhjetëra qytetarë kanë vërshuar në rrjetet sociale dhe sulmojnë Blushin. Njëri madje kërkon të digjet libri: “Kur e pa se librat pas librit të tij më të famshëm nuk kanë as lexim dhe as interesim, vjen me librin ‘Jam Mysliman’, për të nxitur përçarje, islamofobi dhe cinizëm ndaj myslimanëve, dhe duke ngjallur kuriozitetin e lexuesit shqipfolës, do ta blejnë për ta lexuar se çfarë ka bluar dhe çfarë ka imagjinuar dështaku i romanit dhe politikës. I ftoj vëllezërit dhe motrat që mos ta blejnë, bile ata që kanë mundësi të blejnë aq më shumë dhe t’i djegin para dyerve të tij, ose në koshin e mbeturinave afër shtëpisë së tij, që ta kuptojë se mbeturina përfundon në koshin e mbeturinave”.
Një tjetër shkon në ekstrem: “Me të njëjtat akuza për fanatizëm dhe radikalizëm islamik, njëjtë si Beni, Sllobodan Millosheviç hodhi siparin e gjenocidit dhe krimeve monstruoze në Bosnje dhe Kosovë për zhdukjen e Islamit në Ballkan, slogan që tingëllonte interesant dhe tepër eksitues për oksidentoikët dhe neobizantinët tregimtarë të nivelit të Blushit”.
Të tjerët e cilësojnë si provokator, ndërsa ka edhe nga ata që e kanë sulmuar nga i ati apo gjyshi, të dy figura të shquara të letërsisë. Elementi tjetër është se një pjesë e atyre që e sulmojnë nuk janë fare nga Shqipëria; disa jetojnë në Kosovë e Maqedoni, disa në vende të tjera.
Por pyetja që ngrihet është: pse duhet të jemi kaq agresivë? Padyshim secili është i lirë të ketë mendimin e tij, si për çdo libër dhe shkrimtar, mirëpo nuk ka pse të kthehet në një debat fetar.
Vetë Blushi e ka dhënë sqarimin e tij. “I gjithë romani është një metaforë për njeriun që kërkon shpëtim në fe, pasi ka humbur besimin te shoqëria dhe jo një luftë kundër islamit. Unë jetoj me një myslimane, gjyshja ime ka qenë myslimane. Si mund të jem kundër myslimanëve? ‘Jam Mysliman’ është shkruar për të treguar se po na cenohen të drejtat, jo për të sulmuar fenë”, tha Ben Blushi në prezantimin e romanit.
Po ashtu, ai pati një mesazh edhe për kritikët: “Duke lexuar çdo ditë reagimet në rrjetet sociale, kuptoj në çfarë dhune jetoj, një dhunë që vjen nga një pakicë njerëzish që më gjykojnë për atë që nuk jam: racist apo ksenofob. Ky libër është shkruar pikërisht për këtë arsye”, shtoi ai. /Pamfleti





Te shkruaje per veten e tij si ateist se e njeh mire
Ben Blushi spiuni grek me zë e figurë që dilte e fliste greqisht për vorio epir e kërkonte mbështetje nga sumriqat gruq!r
Ju te pamfletit nuk dilni dot nga kompleksiteti i te qenit antikomunist por edhe filo katoliko centrist sepse kur iu duhet dilni kundra ketij tipit ndersa kur eshte fjala per muslimanet pjese e kombit shqiptar e harroni antikomunizmin dhe i quani Islamike.Driten e Islamit nuk e shuani dot kot sa lodheni dhe jeni rreshtuar perkrah anti shqiptareve
DHITENI ME NJE MUT KET BEN BLLUSHIN. MOS JA VARNI SE AI PROVOKO PER TU BE HERO ME LIBRA KOTI QE VEÇ TITULLIN KANE SE PJESA MREN ESH BOSH.. KOPJO SALMAN RUZHDIEN SE ESH INTRIGAND I LINDUR BEN BLLUSHI. VARJANI, LERENI TE PAPERFILL QE TPLAS. UNE JA KAM LEXU LIBRAT. JAM KREJT PREJ KOTI.