TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2025, 15:34

Pas padisë së Aida Hajnajt, Gjykata Administrative pezullon garën për drejtuesin e Policisë së Shtetit

Shkruar nga Pamfleti

Pas padisë së Aida Hajnajt, Gjykata Administrative pezullon garën

Gjykata Administrative vendosi të pezullojë garën për drejtues në Policinë e Shtetit, e hapur në fillim të muajit nëntor. Gazetarja e “TCH”, Anila Hoxha, e cila ndoqi nga afër procesin, bën me dije se vendimi u dha pas padisë së Aida Hajnajt, e cila iu drejtua administratives në Tiranë pasi i mbaroi mandati si drejtoreshë e BKH.

Ligji në kohën që ajo iku nga detyra për të marrë postin e kreut të BKH-së, thoshte se ajo mund të kthehet në detyrën e mëparshme si drejtuese, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Në këto kushte Hajnaj kërkoi në administrative sigurim padie dhe ngrirje të garës për drejtues në Policinë e Shtetit derisa të zgjidhet kërkesa e saj për kthimin si drejtuese në Polici.

Ajo kërkon që të rikthehet në polici si zv.drejtoreshë e përgjithshme, ose  drejtoreshë departamenti, por me ndryshimet e fundit që janë bërë në ligj, cdo dretjues që synon të marrë një pozicion të tillë duhet të futet në garë, në mënyrë që të marrë detyrën.

Gara për “Drejtor Departamenti në Policinë e Shtetit” u hap në muajon tetor, ndërsa faza e aplikimeve u mbyll në datën 11 nëntor të këtij viti, por procesi është pezulluar pas vendimit të Gjykatës Administrative.

 

1 Komente

  1. S
    Shabani

    Aida asnjëherë nuk e ka merituar funksionin e lartë në Policinë e Shtetit pasi gjithmonë ka qënë nën nivelin mesatar të profesionalizmit dhe të përkushtimit. Politika e nxori nga fundi i rreshtit në krye dhe ajo përsëri kërkon qoshen e konakut. Rroftë Xhafa për të dhe për shokun e saj tek AMP

    Lini një Përgjigje