TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2025, 13:13

Sot gjyqi për Veliajn, shtyhet seanca në GJKKO 

Shkruar nga Pamfleti

Sot gjyqi për Veliajn, shtyhet seanca në GJKKO 

Është shtyrë seanca paraprake për Erion Veliajn për në 17 nëntor, ku do të vendosej nëse dosaj do të kalonte apo jo për gjykim. 

Raportohet se SPAK ka lexuar parashtrimet dhe ka kërkuar kalimin e dosjes në gjykim, në seancën e radhës ku do të jepen dhe qëndrimet e mbrojtës.

Erion Veliaj nuk u paraqit në seancë, por u përfaqësua nga avokatët e tij.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e Veliajt dhe personave të tjerë, më 10 shtator.

Veliaj akuzohet se është përfshirë në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. 

Ndërkohë rikujtojmë se Gjykata Kushtetuese doli me një vendim për çështjen e Erion Veliajt duke i dhënë të drejtë të vijojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në vendimin që u bë publik më 3 nëntor, gjykatësit u ndanë 5 me 3 në favor të kryebashkiakut Veliaj.

Në këtë mënyrë rrëzohet vendimi i qeverisë që e shkarkonte nga posti pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës. 

erion veliaj gjkko

Lini një Përgjigje