TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2025, 12:56

U përdor nga autorët gjatë atentatit mafioz në Rinas, makina e djegur në Krujë merret me karrotrec nga zona e pyllëzuar

Shkruar nga Pamfleti

U përdor nga autorët gjatë atentatit mafioz në Rinas, makina

Makina tip ‘Toyota’ që u dogj në Krujë, pasi u përdor në atentatin mafioz një ditë më parë në Rinas, është hequr me karrotrec këtë të mërkurë.

Në makiën e djegur në një zonë të pyllëzuar policia gjeti brenda saj 4 armë zjarri, të cilat janë janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore.

Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit ku i vrarë mbeti Gilmando Dani dhe i plagosur rëndë, Muçi Shaljani Sheqeri.

Dyshohet se atentatorët kanë pasur informatorë që në Spanjë, për shkak se avioni është vonuar me disa orë. Linja ka patur për të ardhur në Shqipëri në orët e para të mëngjesit, por më pas udhëtimi është shtyrë për në drekë.

Makina "Toyota" ka pritur ekzaktësisht 10 minuta në rrethrrotullim i ndaluar. E gjithë zona në momentin e ardhjes së makinës nga Nikla deri në Rinas dhe më pas janë larguar në të njëjtin drejtim ka qenë pa energji elektrike. Kjo për hetuesit ka dyshime të forta pasi nga mungesa e energjisë asnjë kamer nuk e ka fiksuar lëvizjet e mjetit të autorit gjatë rrugës.

 

 

Lini një Përgjigje