
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e Naureda Llagamit...
Dështojnë tentativat për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Ish-kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe ata që fshiheshin pas saj, bënë një luftë të pistë që ajo të emërohej me patjetër në Kushtetuese, por tentativat kanë dështuar.
Pas largimit nga KLGJ, Llagami kandidoi për anëtare të Kushtetueses. Por në fund nuk ja doli të zgjidhej për vetëm një votë. Vakanca ishte e Gjykatës së Lartë dhe në votimin final Llagami mori 8 vota pro, ndërsa një u shpall e pavlefshme sepse kishte dy shënime. Ligji parashikon që kandidati duhet të marrë 9 vota, mirëpo Llagami mori 8. Po ashtu ligji parashikon se nëse Gjykata e Lartë nuk siguron votat, emërohet i pari i renditur nga KED. I pari ishte Asim Vokshi.
Por Llagami nuk e pranoi humbjen dhe nisi një proces ankimimesh, por që u përdorën dhe metoda të pahijshme. Në mbështetje të saj doli "Top Channel", i cili sulmoi prej disa ditësh Asim Vokshin, duke dashur t’i dëmtojë figurën.
Por të gjithë kanë dështuar. Llagami si hap të fundit ju drejtua Gjykatës Kushtetuese, e cila sot ka refuzuar kërkesën e saj për të shpallur të pavlefshme procedurën e ndjekur. Kjo do të thotë se tani presidenti do të duhet të dekretojë si anëtar Asim Vokshin, një gjyqtar karriere dhe i pa përfolur.
Pak kohë më parë Llagamit i dolën disa përgjime, ku bënte pazare me ish-deputeten Klotilda Bushka. Në ato biseda flitej dhe për kapje të drejtësisë dhe emërimi i saj në Kushtetuese duket se ka qenë një lëvizje nga lart për të futur duart te kjo gjykatë.
Përplasjet dhe sulmet
Gjyqtari Asim Vokshi u shpall fitues i pozicionit vakant në Gjykatë Kushtetuese më 30 shtator. Nga votimi i fshehtë në Gjykatën e Lartë, kandidatja Naureda Llagami kishte siguruar 8 vota, Vokshi 6 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. Me arsyetimin se asnjëri nuk arriti të sigurojë 3/5 e votave, u shpall fitues Vokshi, i cili në pikëzimin e KED kishte siguruar vendin e parë.
Por pas dështimit të Llagamit, “Top Channel” nisi sulmet ndaj Vokshit. Në datën 9 nëntor televizioni raportonte se kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED, Sokol Sadushi, i ka “fshehur” Gjykatës së Lartë një informacion komprometues, sipas të cilit gjyqtari Vokshi ka qenë “informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës”.
Sipas Top Channel, ky informacion, i ardhur nga AKSIK, përbënte një kriter ndalues për përzgjedhjen e Vokshit si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Televizioni pretendon në raportimin e tij se KED, i drejtuar nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, nuk e kreu detyrën për verifikimin e raportit të AKSIK-së.
Më pas reagoi gjyqtari, i cili i rrëzoi akuzat: “Fakti që bëhet scoop tani, flet vetë për qëllimet dashakeqe dhe të paligjshme me të cilat më bie rasti të përballem, vetëm për faktin se ndokujt nuk i pëlqen profili im për në Gjykatën Kushtetuese”. Po ashtu reagoi edhe KED, duke rrëzuar pretendimet. Megjithatë duket se kjo lojë e pistë ka marrë fund dhe tani Asim Vokshi do të jetë anëtar i Kushtetueses.
Hahaha, me theniet e Arnisa kellicit dhe me whats up te modifikuar, shumbi llagami , thjesht u vertetua , te kerkosh te drejten ne shqiperi eshte gabim, ata qe humben jane vajza me fal kryetari nga vajza e vlores dhe ilir toska , cuni sekretarit te PPSH Gramsh, dhe dhe zbulimi i nje njetiu te perforur nga sherbimet sekrete
Ska folur akoma Dekretuesi, nqs se nga DSIK vjen qe sduhet te vazhdoje, cfare do ??????. SUksese per njollen gjykates . Mirseerfhe njeriu me shenje