TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Gusht 2025, 11:48

Bllokimi i News24, mediat ndërkombëtare jehonë aksionit policor: Shqetësim për lirinë e shtypit!

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i News24, mediat ndërkombëtare jehonë aksionit policor:

Sulmi ndaj News24 dhe mediave të tjera të Focus Media News ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. 

Televizioni polak ‘TVP World’ ka raportuar gjerësisht mbi operacionin policor, duke theksuar shqetësimin e institucioneve të lirisë së shtypit në Ballkanin Perëndimor. 

Sipas shkrimit të ‘TVP World’, operacioni policor ndaj një prej grupeve më të mëdha mediatike në Shqipëri është dënuar gjerë nga organizatat e gazetarëve në rajon. 

Media polake shkruan se “policia rrethoi godinën e Focus Media News, ndërpreu energjinë elektrike dhe sinjalin e News24, duke penguar gazetarët të hynin në redaksi e të vijonin punën. Ngjarja është parë si një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit”. 

TVP World i kushton hapësirë të veçantë reagimit të Rrjetit SafeJournalists, që përfaqëson shoqatat dhe sindikatat e gazetarëve nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. 

Në deklaratën e tyre, ata kërkojnë heqjen e menjëhershme të bllokadës, rikthimin e energjisë dhe garantimin e aksesit të lirë të gazetarëve në vendin e punës, si dhe shpjegim publik nga autoritetet mbi bazën ligjore të këtij veprimi. 

“Çdo masë ndaj medias duhet të ndërmerret vetëm në përputhje me procedurat ligjore, nën mbikëqyrjen e gjykatës dhe me ndërhyrje minimale në aktivitetin gazetaresk”, citon TVP World për reagimin e organizatës. 

Lini një Përgjigje