
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se zjarrvënia e qëllimshme do të barazohet me vrasjen, në Kodin Penal.
Ndërsa ka publikuar pamjet e një zjarrvënieje, Rama shkruan se të ndezësh zjarrin me qëllim nuk është vetëm një krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.
Rama njofton se Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët.
Postimi nga Rama
Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë
Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore.
Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët
Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal.
Këto janë pamjet e dronit Bajraktar ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Lini një Përgjigje