Një biznes i vogël me aktivitet në Tiranë njoftoi se ka vendosur pas disa muajsh monitorim, të mbyllë përfundimisht llogaritë e aktivitetit në Raiffeisen Bank.
Ky vendim, sipas biznesit në fjalë vjen si pasojë e radhëve që gjen vazhdimisht në sportelet e shërbimit, komisioneve dhe tarifave të larta dhe veçanërisht përvetësimit të shumave nga banka në një mënyrë që i konsideron të padrejtë.
Përfaqesues të subjektit në fjalë thanë se muajt e fundit, llogaritë u janë bërë jo aktive në Raiffeisen Bank në lekë dhe ne euro, pa asnjë lajmerim.
Por pavarësisht berjes se llogarive jo aktive, ku biznesi nuk mund ti përdorë edhe pagesa apo procese pune që janë në vazhdim, banka Raiffeisen vazhdon ti tërheqë para nga llogaria në formën e tarifave dhe komisioneve.
Biznesi lajmëroi se pasi është venë në dijeni të gjendjes me minus në lekë, ka hyrë përmes platformes online për të transferuar para në atë llogari, me qëllim krijimin e gjendjes pozitive që të mos rezultonte me minus.
Sistemi e ka njoftuar se nuk mund të transferoje para në atë llogari pasi ajo është jo aktive.
I vënë në dijeni të këtij fakti, përfaqesuesi i biznesit, thotë se ka telefonuar në numrin e shërbimit të Raiffeisen Bank dhe ka kërkuar informacion për situatën.
Përgjigja arrogante e punonjëses, në telefonaten e kryer ditën e sotme më 19 mars 2024, në ora 14.17 ka qenë se llogaritë janë bërë jo aktive për shkak se nuk kanë përdorur për 6 muaj.
Përfaqesusi i biznesit ka shpjeguar se llogaritë perdoren prej tij në varesi të klientëve dhe bankave ku kryhen pagesat e klienteve dhe ka pyetur se përse është mbajtur komision duke konsumuar gjendjen e parave e madje duke e kaluar atë në minus, ndërkohë që llogaria është bërë jo aktive.
Përgjigja e punonjëses ka qenë se përfaqesuesi i biznesit duhet të paraqitet në degë dhe se komisionet mbahen nga banka edhe pse llogaria është jo aktive!
Përfaqesuesi i biznesit në fjalë dërgoi foton e sistemit, ku evidentohet se mbajtja e fundit nga llogaria e tij në lekë është bërë me 29 shkurt 2024 në shumën 350 lekë si komision llogarie.
Ai e ka njoftuar përfaqesuesen e bankës për këtë fakt, ndërkohë që ajo i ka kërkuar të paraqitet në degë.
Përfaqesuesi i biznesit, tha se ka vendosur të paraqitet me qëllim mbylljen e llogarive në Raiffeisen Bank duke transferuar aktivitetin e tij në bankat tjera për shkak të kësaj përvoje tepër negative dhe përfituese.
Denoncuesi thekson se një eksperiencë të tillë nuk e ka pasur me asnjë nga bankat e nivelit të dytë në vend edhe pse në to ka llogari biznesi dhe kryen transaksione për shkak të punes prej 20 vjetësh./ Lajmifundit.al
Lini një Përgjigje