TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Qershor 2023, 16:41

“BF” çon në Kolegj Zgjedhor vendimet e KAS për Rrogozhinën, Kamzën, Belshin

Shkruar nga Pamfleti

“BF” çon në Kolegj Zgjedhor vendimet e KAS për

Koalicioni Bashkë Fitojmë ka çuar në Kolegjin Zgjedhor ankimimet për bashkitë e Rrogozhinës, Belshit dhe Kamzës, pasi u rrëzuan në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Sa i takon Belshit dhe Rrogozhinës koalicioni “BF” ka kërkuar pavlefshmëri të kutive të burgut, ndërsa për Kamzën dhe Elbasanin një inspektim të pajisjeve që u përdorën për votimin dhe numërimin elektronik.

Kujtojmë se “BF”, fillimisht i drejtoi ankesat te (KAS), ku pas rinumërimit të votave në bashkitë Belsh dhe Rrogozhinë, rezultati nuk ndryshoi dhe kryetarë mbetën ato të zgjedhurit më 14 maj.

Ndërsa sa i takon bashkisë së Kamzës, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve hodhi poshtë kërkesën për ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është e pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike, për zgjedhjet e 14 majit.

kas bf rrogozhinë

Lini një Përgjigje