
Shtëpia e gjyqtares së Durrësit Shpëtime Pitaku është vjedhur.
Në denoncimin e bërë, gjyqtarja ecila akuzohet për fshehjen e 1 milionë dollarëve pasuri, pretendon se grabitësit i kanë marrë 2 mijë euro dhe disa bizhuteri, vlera e të cilëve nuk është bërë me dije.
Ende nuk dihen detajet të ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Gjyqtarja e Durrësit Shpëtime Pitaku rezulton një ndër gjyqtaret më të pasura të sistemit të drejtësisë.
Në deklaratën e saj të pasurisë, vetëm për vitin 2015 që ka dorëzuar pranë ILDKP, gjyqtarja thotë se ka 5 lokale, të cilët i kanë sjellë të ardhura të konsiderueshme. Nga qiratë e pesë lokaleve ka marrë shumat 9 600 euro, 360 000 lekë, 1 200 euro, 1 200 euro dhe 1 800 euro. Gjyqtarja deklaron edhe një sipërfaqe trualli 650 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 442 m2, në bashkëpronësi.
Nga veprimtaria si gjyqtare, Pitaku deklaron 1 426 425 lekë, të ardhura nga puna e bashkëshortit si mjek stomatolog privat 1 609 327 lekë, gjendje nga paga, 173 802 lekë, qira të klinikës dentare 120 000 lekë etj.
Lini një Përgjigje