TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Qershor 2023, 16:29

“Duke bërë masterin për Alicante”, Artan Hoxha shfaqet brenda dhomës me kanabis: Punë ka, por s’ka profesionistë! Ekspertët kanë ikur në Angli

Shkruar nga Pamfleti

“Duke bërë masterin për Alicante”, Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha është shfaqur këtë herë brenda një dhome me kanabis. Duket qartë që boçet e kanabisit janë hapur për t’u tharë, teksa Hoxha ngre shqetësimin se nuk ka profesionistë që të merren me këtë punë. Duke ironizuar deklarata e Ramës se “ka punë, por s’ka profesionistë”, Hoxha shprehet se dhe në fushën e kanabisit nuk ka më persona që të merren me këtë punë, pasi kanë ikur në Angli dhe Spanjë.

Me dy superfesta ku marrin pjesë afro 30 mijë turistë në Dhërmi dhe Ranën e Hedhun në Shëngjin, tregu i brendshëm po ndjen “uri” për prodhim vendas….

E ka thënë Padishau:

“Këtu jo se nuk ka punë, nuk ka profesioniste”….

Në fakt nuk e ka keq, profesionistet tanë, i kemi dërguar në plantacionet natyrale në Spanjë, ose në shtëpitë e barit në Angli…”, shkruan Hoxha.

hoxha kanabis

Lini një Përgjigje