TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Gusht 2023, 21:00

“Berisha t’i harrojë protestat”, Halit Valteri: Saliu, Zeni dhe dhëndri kanë punë me drejtësinë!

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha t’i harrojë protestat”, Halit Valteri: Saliu,

Ish-deputeti Halit Valteri, duke folur në lidhje me deklaratat e Berishës se do të mobilizohet për protesta, deklaroi se ish kryeministri nuk do të mund të mbush sheshet.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking”, në TopNews, ai tha se si Berisha, si dhëndri i tij dhe djali i tij janë në hetime për çështje të ndryshme, dhe se shpejti do të përballen me drejtësinë.

Berisha është nën hetim për disa çështje, edhe dhëndri, edhe Zeni…pastaj shpresojmë që ta mbushi sheshin para PD-së. Se sheshe tjera nuk mundet të mbushë Berisha.

T’ia lëmë kohës, dhe uroj ta rrëzojë Ramën. Nëse Berisha e rrëzon Ramën me protesta, atëherë do jem unë i pari i cili do të dalë në televizor dhe do t’i kërkoj falje publike Berishës, dhe do votoj hapur për Sali Berishën. Po kush i shkon më mbrapa Berishës?!”, tha ish-deputeti Halit Valteri.

valteri saliu zeni

Lini një Përgjigje