TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Gusht 2023, 18:23

Prishja e kontratës me Portin e Durrësit, ambasada gjermane "shuplakë" qeverisë: Respektoni të drejtën ligjore për investitorët e huaj!

Shkruar nga Pamfleti
Prishja e kontratës me Portin e Durrësit, ambasada gjermane
Porti i Durrësit

Zëvendësambasadori dhe Referenti i Ekonomisë në ambasadën Gjermane, Thilo Schroeter, ka vizituar një ditë më parë kompaninë EMS Albanian Port Operator në portin e Durrësit.

Sipas një njoftimi të bërë nga Ambasada, thuhet se arsyeja e vizitës ka qenë për të krijuar një ide mbi situatën e kompanisë.

Kushtet e drejta dhe ligjore për investitorët e huaj janë thelbësore për perspektivën e Shqipërisë si vend për të bërë biznes dhe të ardhmen e saj si pjesë e tregut të brendshëm europian”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Kujtojmë se dy ditë më parë Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi për shqyrtim ankiminin që kjo kompani kishte bërë. EMS kishte kontratë 35 vjeçare me Autoritetin Portual dhe pak ditë më parë u dëbua nga Porti i Durrësit. Sakaq kërkon dëmshpërblim nga shteti.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim ankimimin e kompanisë gjermane EMS, lidhur me vendimin e qeverisë për koncesionin e portit të Durrësit.

Kjo kompani ka kërkuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese të vlerësoi pajtueshmërinë së Ligjit nr. 79/2022 “Për miratimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe EAGLE HILLS REAL ESTATE DEVELOPMENT sh.p.k., ALBANIAN SEAPORTS DEVELOPMENT COMPANY sh.a. dhe NSHMI DEVELOPMENT L.L.C., në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit””, me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Komuniteteve Europiane e Shteteve të tyre Anëtare dhe Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me Ligjin nr. 9590, datë 27.07.2006. 2. Shfuqizimi i Nenit 1, Nenit 3 dhe Nenit 4 të Ligjit nr. 79/2022. 3. Pezullimi i Nenit 1, Nenit 3 dhe Nenit 4 të Ligjit nr. 79/2022.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

Kujtojmë se gjatë prillit të këtij viti, EMS Shipping & Trading ka depozituar në Gjykatën e Arbitrazhit e ICSID në Uashington një padi ndaj shtetit shqiptar. Akuza u regjistrua më 7 prill dhe objekt i padisë është mosmarrëveshjen për sa i takon koncesionit për Portin e Durrësit.

prishja e kontratës me portin e durrësit

Lini një Përgjigje