
Analisti Edvin Kulluri duke folur lidhur me zgjedhjet e zhvilluara pak ditë më parë në PD dhe rikthimin e Bashës në krye të saj, ai tha se përçarja brenda të djathtës është shtuar edhe më shumë.
Në një intervistëprë “Abc News”, Kulluri shtoi se PD duhet ta heqi fjalën “fitore” nga fjalori, me situatën ku ndodhet. Sipas tij, fitorja e Bashës nuk diskutohej, pasi ajo pjesë e mbetur në këtë fraksion janë mbështetës të tij.
Sa i përket një fraksioni të tretë, analisti tha se nuk ka ende, pasi Bardhi dhe deputët që e mbështesin atë nuk kanë shpalosur ndonjë projekt politik.
“Së pari nuk e kam ndjekur me hollësi procesin zgjedhor, sepse nuk kam ndonjë besim te këto lloj procesesh.
Sic e thash përçarja është e atij niveli që nuk ngjall shpresë për fitore. PD duhet ta heqi fjalën “fitore” nga fjalori. Basha nuk po e përmend. Fitorja e Bashës nuk diskutohej, sepse ajo pjesë e mbetur në PD zyrtare, janë mbështetës të tij.
Ndërsa pretendimet e Bardhit, vijnë nga një person që kanë qenë aty kur u bënin zgjedhjet në PD. Basha i përjashtoi anëtarët me të drejtë, sepse ato votuan për “Rithemelimin”.
Akoma janë dy PD, sepse Bardhi dhe deputetët që e mbështesin nuk kanë deklaruar ndonjë projekt politik.
Një gjë është e sigurtë, PD zyrtare dihej se çfarë rezultati do të merrte, sepse Berisha është shumicë përballë Bashës, por një gjë është e sigurtë “Rithemelimi” nuk vjen kurrë në pushtet dhe mundje u turpërua”, tha Kulluri.
Lini një Përgjigje