
Teksa jemi në kulmin e sezonit turistik vihet re një shtim i fluksit të qytetarëve që kalojnë në pikat kufitare të vendit si në hyrje të Republikës së Shqipërisë ashtu dhe në dalje.
Bëhet me dije se nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës në Gjirokastër kanë hyrë në vendin tonë rreth 13 mijë persona në ditë.
Ky është një numër i konsiderueshëm i personave që udhëtojnë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë për të kaluar pushimet verore.
E njëjta situatë është edhe në sportelet e daljes, nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, ku kemi një fluks të konsiderueshëm lëvizjesh ku mesatarisht janë rreth 3 mijë persona në ditë.
Përveç emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Greqia në Shqipëri, ka një shtim të lartë dhe numri i turistëve nga vende të ndryshme të Europës.
Lini një Përgjigje