TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Gusht 2023, 10:55

Sherri me armë në Hamallaj, jepet sot masa për shoferin e Lindita Nikollës; gazetarët s'lejohen në seancë

Shkruar nga Pamfleti
Sherri me armë në Hamallaj, jepet sot masa për shoferin e Lindita
Martin Nikolli

Një ditë pasi Gjykata e Durrësit pajisi me urdhër mbrojtje familjen Kaçi, gjykata do të jepin masën e sigurisë për shoferin e Lindita Nikollës, Martin Nikolli.

Masa do të jepet pa praninë e kamerave dhe gazetarëve, të cilët nuk lejohet të filmojnë të arrestuarin Martin Nikolla në kafazin prej xhami të gjykatës.

Ngjarja ndodhi të dielën e 30 korrikut, kur Martin Nikolli dhunoi me shkopa bejsbolli djemtë e Pjetër Kaçit dhe më pas qëlloi në ajër me armën e shërbimit.

Ai u pezullua si gardist ndërsa edhe u arrestua nga policia e Durrësit.

Përveç Martin Nikollit u arrestua edhe vëllai i tij Alfred Nikolli, 46 vjeç, me 3 akuza “Kanosje”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.



 

 

 

martin nikolli sherri në hamallaj

Lini një Përgjigje