
Gazetarja që denoncoi rolin e kryebashkiakut Erion Veliaj tek inceneratori i Tiranës, Ola Xama e ka konsideruar vendimin e djeshëm për sekuestrimin e djegësit të kryeqytetit si “ngjarjen më të rëndësishme të vitit”.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, gazetarja thekson se me sekuestrin e djegësave, shqiptarëve do iu kursehen 15 milionë euro që kalonin për bosët e inceneratorëve.
“Nga sot shqiptarëve do iu kursehen të paktën 15 milion euro në vit që merreshin nga disa njerëz që janë në kërkim nga drejtësia. 13 milion euro që paguheshin nga bashkia Tiranë dhe 2 të tjera nga Durrësi dhe Kavaja. Disa milion euro po u kursehen edhe operatoreve private që ishin të detyruar të depozitonin mbetjet në këtë landfill”, shkruan ajo.
Më tej, ajo ka thumbuar edhe mediat që financoheshin nga bosët e inceneratorëve.
“Edhe burimit të parave që financonin disa media që shanin dhe shpallnin armik këdo që fliste pro interesit publik, tashmë po i priten fijet”, shton më tej gazetarja.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës “Integrated Energy”.
Sipas SPAK, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy”, me kosto të investimit të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën mbi 128 milion euro.
Gjithashtu, dy biznesmenët rezultojnë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.
Lini një Përgjigje