TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Gusht 2023, 07:29

Temperatura deri në 36 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 36 gradë, njihuni me parashikimin e motit për

Edhe ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të bëhen prezente në orët e mesditës.

Përgjatë maleve në veri të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 13m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 17 deri 32°C, në zonat e ulëta 19 deri 37°C dhe në zonat bregdetare 22 deri 36°C.

moti parashikim

Lini një Përgjigje