TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Gusht 2023, 19:04

Nga do anojë peshorja? Analisti: Foltorja e Berishës do zvogëlohet, PD zyrtare do rritet

Shkruar nga Pamfleti

Nga do anojë peshorja? Analisti: Foltorja e Berishës do

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar situatën në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të së shtunës që rikthyen Lulzim Bashën në krye të PD zyrtare.

Sipas analistit, zgjedhjet e 14 majit treguan se PD zyrtare pa fushatë, pa mbështetje dhe pa kandidatë mori vota pothuajse sa Berisha, gjë që tregon se ajo do të jetë e ardhmja ndërsa Foltorja do vijë duke u zvogëluar.

“Zgjedhjet e 14 majit treguan se PD zyrtare pa fushatë fare, pa mbështetje, pa kandidatë në zgjedhje, pa kryetar dhe pa aktivitet politik prej 1 viti, pa para, pa mbështetje mediatike, pa asgjë mori vota relativisht krahasueshëm me Berishën. Kjo tregon se Berisha është dramë elektorale e opozitës ndaj mendoj se e vetmja forcë që ofron një të ardhme është kjo, pra PD zyrtare. E ardhmja do vijë duke e tkurrur PD e foltores dhe do rrisë PD zyrtare”, tha Mërtiri për Euronews Albania.

analisti foltorja e berishes pd

Lini një Përgjigje