TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Gusht 2023, 16:45

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga SPAK, paralajmëron Klodiana Lala: Do të bien edhe disa banda kriminale mediatike!

Shkruar nga Pamfleti
Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga SPAK, paralajmëron
Klodiana Lala

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës “Integrated Energy”. Sipas gazetares Klodiana Lala bashkë me inceneratorin e Tiranës do bien edhe disa banda kriminale mediatike.

“Jo menjëherë, por fundin e kanë të shpejtë. Sepse shpallen armik çdo gazetar që foli me fakte për aferën”,- ka shkruar Lala.

Gazetarja shton se SPAK në fakt ka bllokuar rrjedhjen e parave dhe se fund nuk do të shkojnë në duart e të shumëkërkuarve Mertiri e Zoto!

Në njoftimin e SPAK, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy”, me kosto të investimit të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën mbi 128 milion euro.

Gjithashtu, dy biznesmenët rezultojnë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.

klodiana lala

Lini një Përgjigje