TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Gusht 2023, 12:36

Mediat greke jehonë Belerit: Është ‘gjemb’ në marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Mediat greke jehonë Belerit: Është ‘gjemb’ në

Mediat greke i kanë kushtuar sërish vëmendje çështjes së Fredi Belerit, për të cilin SPAK njoftoi ditën e sotme se ka përfunduar hetimet duke dërguar dosjen për gjykim.

Media greke Kathimerini shkruan se “vendimi i qeverisë shqiptare për të vazhduar zgjatjen e periudhës së paraburgimit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, është një çështje me prioritetit të lartë dhe kthesë e marrëdhënieve  greko-shqiptare”.

Kathimerini shkruan se teksa në Maqedoninë e Veriut miratohen dhe zbatohen reformat, si rezultat i të cilave ato “zhbllokojnë” hapat në rrugën e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, në Tiranë çështja Beleri vepron si një pengesë shumë serioze.

“Vendimi i qeverisë së Ramës, që vendosi të burgoste Belerin para zgjedhjeve lokale, padyshim që nuk mund të vazhdojë as me të njëjtin ritëm dhe as me të njëjtin intensitet, derisa t’i hiqet ky “gjemb në marrëdhëniet dypalëshe. Në Tiranë çështja Beleri vepron si një pengesë shumë serioze mes dy vendeve fqinje”, thuhet më tej në shkrimin e gazetës greke.

Ky është, pak a shumë, mesazhi që Athina i ka dërguar në mënyra të ndryshme dhe nga të gjitha nivelet e mundshme udhëheqjes shqiptare dhe gjithashtu partnerëve evropianë të Greqisë.

Hapi i radhës është letra që ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis do t’u dërgojë homologëve të tij të BE-së, të cilëve do t’u shpjegojë se pse ndalimi i Fredi Belerit është një shkelje flagrante e çdo koncepti të shtetit ligjor, kusht i domosdoshëm për të.

“Shqipëria duhet të respektojë rregullat elementare të shtetit të së drejtës dhe është një çështje në të cilën vendi ynë do të vazhdojë të veprojë si prioritet absolut sepse ne duhet të mbrojmë edhe të drejtat e pakicës, si dhe një kryetar bashkie të zgjedhur ligjërisht”, u shpreh ditën e djeshme zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis.

Kujtojmë se, ditën e sotme Prokuroria e Poçame mbylli hetimet për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, të cilët u kapën në flagrancë për blerje votash. SPAK i akuzon Belerin dhe Kokaveshin për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Fredi Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit. 

I dënuar dy herë, i dyshuar për masakrën e Peshkëpisë, me arsim të dyshimtë dhe i skeduar për veprimtari antishqiptare, Beleri, me emër të ndryshuar në Dionisios Fredis Beleris, u kap në flagrancë duke blerë vota.

Më 13 Maj, Gjykata e Vlorës vendosi që të lerë në burg Belerin dhe çështjen ia kaloi SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndërsa më 15 Maj, Fredi Beleri, i cili garonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të dyshes Meta-Berisha, u shpall fitues i zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës pavarësisht se ishte pas hekurave.

Arrestimi i Belerit ka shkaktuar reagim të fortë nga Greqia e cila kërcënoi Shqipërinë se vendime të tilla do të kenë ndikim në anëtarësimin në BE-së.

mediat greke ceshtja beleri

Lini një Përgjigje