TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Gusht 2023, 10:40

Rasti "Fuga" dhe dështimi i sistemit shëndetësor i Ogerta Manstirliut

Shkruar nga Pamfleti
Rasti "Fuga" dhe dështimi i sistemit shëndetësor i
Genc Fuga

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, duke reaguar për rastin urgjent të shpëtimit të jetës së aktorit Genc Fuga, vendosi përballë sistemin shëndetësor shtetëror të falimentuar dhe fitoren e privatit, duke shtruar pyetjen: për sa kohë do të vazhdojmë t'ja besojmë jetët këtij ingranazhi vrasës?!

"Pardje, brenda harkut të 24 orëve, përtej betejës së aktorit për jetën e tij, që uroj ta ketë sa më të gjatë, u zhvillua një përballje me përmasa shoqërore mes nevojës së individit për të gëzuar kontributet që ia kalon publikut dhe sistemit te kalbur shëndetësor të privatizuar në esencë.
Betejën sigurisht e fitoi privati, pilarët e mrekullisë shëndetësore u zhduken, u zhyten shtatë pashë nën dhe, nuk kishin për të thënë gjë atë dite, ushtari i tyre, qytetari i zakonshëm bërtiti publikisht qe komanda e ka tradhëtuar, instanca është tretur, propaganduesit nuk diktohen, kanë marrë arratinë..
Pikërisht në momentin më fatal, kur gjithçka duket e humbur, situata e pakthyeshme, vjen energjia shoqërore qe nuk matet me cent apo numra, dhe siç ka ndodh gjithmonë ne histori, kryen aktin e shpëtimit, sepse te braktisja e aktorit gjen dramën e vet, dhe për instikt do ta(e) shpëtojë..
Nuk ka asnjë përfitim privat qe nuk merr diçka nga publiku, madje është e provuar qe gjenia individuale e ka burimin te kolektivja..mos u lodhni kot me këtë kontradikte se e kanë zgjidhur nobeliste këtë punë., pyetja është: dhe për sa kohe do te vazhdojmë t'ja besojmë jetët këtij ingranazhi vrasës?!", shkruan Goci.

Edhe deputeti i opozitës Tritan Shehu ka reaguar për rastin e aktorit Genc Fuga, i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u mblodhën 19 mijë euro që të operohej në spital privat.

Në një postim në Facebook, Shehu denoncon se disa raste për jetë a vdekje nuk realizohen në QSUT. Ai thotë se ky është një turp dhe se në të tilla raste shteti duhet të kompensojë për pacientin pagesën e ndërhyrjes në spitalin privat.

genc fuga dështimi i sistemit shëndetësor

Lini një Përgjigje