TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Gusht 2023, 15:33

Koncesioni për Portin e Durrësit, Gjykata Kushtetuese nuk kalon për ankimim kompaninë gjermane EMS

Shkruar nga Pamfleti

Koncesioni për Portin e Durrësit, Gjykata Kushtetuese nuk kalon

Gjykata Kushtetuese nuk ka kaluar për shqyrtim kompaninë gjermane EMS, e cila ka kontratë koncesionare me Portin e Durrësit dhe merrej me përpunimin e anijeve të mallrave rifuxho në Portin Durrësit.

Në lidhje me vendimin ka reaguar vetë kompania e cila shprehet se është cenuar liria ekonomike dhe parimi i barazisë para ligjit.

EMS kishte kontratë 35 vjeçare me Autoritetin Portual dhe pak ditë më parë u dëbua nga Porti i Durrësit. Sakaq kërkon dëmshpërblim nga shteti.

Kujtojmë se gjatë prillit të këtij viti, EMS Shipping & Trading ka depozituar në Gjykatën e Arbitrazhit e ICSID në Uashington një padi ndaj shtetit shqiptar. Akuza u regjistrua më 7 prill dhe objekt i padisë është mosmarrëveshjen për sa i takon koncesionit për Portin e Durrësit.

porti i durresit gjzkata kushtetuese kompani gjermane

Lini një Përgjigje