TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Gusht 2023, 19:06

Situata politike në vend, Ngjela: Rama dhe Berisha janë bashkë, do të godasin Bashën

Shkruar nga Pamfleti

Situata politike në vend, Ngjela: Rama dhe Berisha janë bashkë,

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Uashingtoni është ai që përcakton se cila figurë do të ngrihet në politikë shqiptare.

Në një intervistë për “EuronewsAlbania”, ai tha se Basha është projektuar si kryeministri i ardhshëm i vendit, por sipas tij, Rama mbështet Berishën ndaj të dy do të përpiqen ta pengojë Bashën në rrugën për ristrukturimin e PD.

Ngritja e figurave politike në Shqipëri është me transmetim. D.m.th. fuqia e madhe e transmeton dhe e merr opinioni publik. Këtë po presim. Nuk ka rëndësi si e ka emrin mjafton të jetë nën suazën e amerikanëve. Edi Ramën e ka kundërshtar politik, ndërsa Saliun e ka kundërshtarë brenda partisë. Rama do ta pengojë, është me Saliun. Nuk ka marrëveshje, thotë më këtë s’fitojnë kurrë. Por s’ka ç’ti bëjë këtij Rama, do ta godasë edhe me mediat e veta por është problemi sa i aftë është Basha në ecurinë e tij”, tha Ngjela.

ngjela rama berisha basha

Lini një Përgjigje