TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2026, 22:42

Berisha e akuzoi për dhunën ndaj Nallbatit, Karamuço flet për masakrën e “Qafë Gjashtës”: Sokol Bizhgës i’u dogjën 2 kolegë në makinë

Shkruar nga Pamfleti
Berisha e akuzoi për dhunën ndaj Nallbatit, Karamuço flet
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur lidhur me reagimin e kreut të PD-së, Sali Berisha për dhunimin e Bledjon Nallbatit gjatë protestës së sotme.

Berisha hodhi akuza se sulmi dhe dhuna është urdhëruar nga zëvëndës drejtori i përgjithshëm, Sokol Bizhga të cilin e cilësoi një kriminelët më të damkosur me uniformë.

Karamuço lidhur me këto deklarata u kthye pas në kohë duke folur lidhur me masakrën e Qafë Gjashtës, ku sipas tij Bizhga u dërgua për të vendosur rend dhe siguri.

Nga kjo ngjarje ai shtoi se u vrarë dy kolegë të tij. Sipas tij Bizhga ka merita në polici teksa theksoi se është njeriu më me eksperiencë që ka policia.

Nuk duhet të hyjmë në, se ngjan si replikë në distancë me zotin Berisha. Po më kujtohet historia që përmendi në lidhje me atë që u quajt ngjarja e Qafë Gjashtës ku Sokol Bizhga ishte urdhëruar që të shkonte të rivendoste rendin dhe sigurinë për të ringritur komisariatin e policisë. Dhe në makinë ju dogjën dy kolegë dhe një i tretë u rrëmbye nga ana e kryengritësve dhe Sokol Bizhga ka shpëtuar për qime pa u vrarë pa u ekzekutuar dhe ka ikur nëpër rrëpira poshtë edhe derisa doli pastaj në Gjirokastër.

E tërhoqën forcat e tjera. Dhe pra ka shumë merita në polici. Këto nuk janë të meta, janë merita. Ka shumë gjëra të tjera për të cilat mund të analizosh figurën e tij, por këto siç foli dhe parafolësi dhe zotëria për këto asnjëra prej partive politike nuk mund të analizojë figurën e Sokol Bizhës, për këto merita që ka pasur. Tani çfarë donte zoti Berisha që të vritej aty ai domethënë kush ishte heroizmi që duhet të bënte?

Edhe njëherë, organizimi i sotëm se kanë informacion nga vetë policia dhe opozita, organizimi i sotëm ka qenë që menaxhimin e turmave te kryeministria e ka pasur drejtori i qarkut Tiranë. Tek Kuvendi e ka pasur zoti Bizhga, zëvëndës drejtori i përgjithshëm”, tha ndër të tjera Karamuço në emisionin “Now” në Euronews Albania.

karamuço sokol

Lini një Përgjigje