TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Prill 2025, 07:39

Berisha çeli fushatën, Frrok Çupi: Opozita funksionon kundër interesave të vendit

Shkruar nga Pamfleti

Berisha çeli fushatën, Frrok Çupi: Opozita funksionon

Aleanca për Shqipërinë Madhështore hapi fushatën elektorale me modelin  Donald Trump më 11 maj.

Analisti Frrok Çupi komentoi në “Edicioni i Fundit”, çeljen e fushatës, që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza”, duke u ndalur edhe tek prania e LaCivitës në miting.

“Mazhoranca funksionon për Europën dhe e ka kartën e vet. Arriti ta çojë një fushatë zgjedhje me kartën për Bashkimin Europian. Ndërsa opozita mendon kundër BE. I lutet Greqisë, i lutet Belerit dhe jam çuditur që ky amerikan nuk ka thërritur ende kundër BE. LaCivita për mendimin tim, bashkëpunon në kompaninë e parave. E pamë që edhe fushatën e hapën ditën e Enver Hoxhës…Edhe sonte ishte LaCivita pa ishte Berisha. Pra mendoni çfarë mesazhe i dërgon popullit shqiptar?”, u shpreh Frrok Çupi.

Lini një Përgjigje