
Analisti Agim Baçi analizoi nisjen e fushatës elektorale nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Sipas tij, situata politike në vend është e pazakontë dhe e karakterizuar nga mungesa e debatit të vërtetë dhe mosbesimi i qytetarëve ndaj aktorëve kryesorë politikë.
“Rama anashkalon debatin me Berishën, ndërsa Sali Berisha kalon në monolog”, u shpreh Baçi.
Ai shtoi se Kryeministri nuk ka dhënë ende llogari për mënyrën se si janë përdorur paratë publike në këto 12 vite.
“Në këtë moment ka shumë persona të pavendosur. Qytetarët janë mosbesues ndaj qeverisë, por njëkohësisht nuk besojnë as Berishën. Jemi në një situatë absurde. Edi Rama anashkalon debatin me Berishën dhe Sali Berisha kalon në monolog. Rama s’ka dhënë llogari për paratë e shqiptarëve. Edi Rama bën monolog. Ka shumë persona të pavendosur. Qytetarët janë mosbesues ndaj qeverisë, por s’besojnë as Berishën. Jemi në një situatë absurde”, tha ai në emisionin Log. në News 24,
Lini një Përgjigje