TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Prill 2025, 07:06

Si parashikohet moti sot, qytetet me temperaturat më të larta

Shkruar nga Pamfleti

Si parashikohet moti sot, qytetet me temperaturat më të larta

Moti gjatë ditës së shtunë, 12 prill 2025, parashikohet të jetë i qëndrueshëm.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës deri në 12 m/s.

Valëzimi në det do të jetë deri në 1-2 ballë.

Në të gjithë vendin kemi një rritje të temperaturave, duke iu larguar kështu ditëve të ftohta që u regjistruan në javën e fundit.

 

Lini një Përgjigje