
Ben Andoni u shpreh se Rama dhe Erdogan kanë disa ngjashmëri me njëri-tjetrin, një prej tyre është edhe mënyra se si kanë qëndruar në pushtet.
Ndërsa sa i takon lidhjes me ndërkombëtarët, Rama e bën më shumë me show ndërsa Erdogan e ka fuqinë, si ekonomike e në të gjitha dimensionet.
"Erdogan dhe Rama kanë ngjashmëri në mënyrën si kanë qëndruar në pushtet janë të ngjashëm, por në mënyrë patronime janë larg.
Rama e bën me show lidhjen me ndërkombëtarët ndërsa Erdogan me fuqinë që ka.Nuk ka forca ndërkombëtare që të mos ketë kontingjent turk, ndërsa Shqipëria ka përfaqësim në 4 ose 5 vende.
Pra lider si Erdogani eksporton fuqinë që ka dhe me ndërkombëtaret dhe shumë shtete."-tha Andoni.
Andoni po ashtu ka diskutuar rreth vizitës së Ergodan në Shqipëri por edhe në Serbi menjëherë pas largimit nga vendi ynë.
Andoni u shpreh se Erdogan është i interesuar të ketë partneritet me Serbinë, pasi kjo e fundit ka një rol të madh në ekonomi është një aktor i madh.
"Në qoftë se do e nis nga fundit, duhet të kemi parasysh që Serbia është partner i rëndësishëm në Ballkan.
Turqia ka shfaqur interes për anëtarësimin në Brix, shtete që priren për zhvillim.
Duhet të kemi parasysh që Serbia është aktor i madh ekonomik, inevstimet turke janë të mëdha atje. Turqia në muajt e parë të këtij viti është partenri më i madhe për në, Serbia dy vendet kryesore të Ballkanit sepse ne jemi vendi i parë në Ballkan për siguri.
Tensionet në Turqi nuk janë të vogla, por kemi parë që të gjithë liderët e botës e kanë parë që po kërcënohemi me luftën e 3 botërore dhe është e rëndësishme të kesh partnerë shtetet.
Erdogan ka qark të shkurtër, pra ka rëndësi Ballkani për të se ne jemi në rreshtin e 2 ose 3 dhe jemi të rëndësishëm për Turqinë.
Ne duhet të mësohemi si Serbia se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë, një pjesë e tyre e shikojnë të pavarur Kosovën, jo të pavarur të ndarë nga Serbia por edhe që ajo bën dallimin pos Milloshevic, pra është kuptuar realiteti tjetër i Kosovës."-tha analisti.
Lini një Përgjigje